Këshilli Europian ka miratuar konkluzionet për zgjerimin për disa vende që synojnë anëtarëasimin në Bashkimin Europian, mes tyre dhe Shqipërinë. Për vendin tonë, Këshilli “vlerëson objektivin e qeverisë për të vazhduar përparimet e Shqipërisë në rrugën e saj drejt BE-së”, por tërheq vëmendjen për nevojën për bashkëpunim mes forcave politike.
“Duke vënë në dukje se polarizimi politik vazhdon të ndikojë në aktivitetet e parlamentit, Këshilli rikujton se dialogu politik gjithëpërfshirës dhe konstruktiv në vend mbetet vendimtar për përparimin në reformat në lidhje me BE-në”.
Zbatimi i reformës në drejtësi vlerësohet pozitivsht dhe këkrohet prek këshillit Europian që të konsolidohet më tej. “Kjo duhet të vazhdojë, duke përfshirë bashkëpunimin për hetimet financiare. Nevojiten gjithashtu kontrolle të forta dhe kapacitete të konsoliduara për të mbrojtur interesat financiare të BE-së”, thuhet në konkluzionet për Shqipërinë.
Gjithashtu “Këshilli rithekson se vendimet detyruese të Gjykatës Kushtetuese duhet të respektohen dhe zbatohen plotësisht”.
Një reformën zgjedhore , Këshilli nënvizon nevojën për të adresuar rekomandimet e OSBE/ODIHR dhe Komisionit të Venecias “në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe në kohë”./abcnews.al