Ankimoi sekuestron e dy vilave/ Apeli i GJKKO vendos të martën për kërkesën e Kryemadhit

schedule12:35 - 16 Dhjetor, 2024

schedule 12:35 - 16 Dhjetor, 2024

Gjykata e Apelit të Posaçëm do të shpallë vendimin të martën në orën 11:00 për heqjen ose jo të sekuestros për dy vila në pronësi të Monika Kryemadhit dhe nënës së saj, Fatime Kryemadhi.

Deputetja e Partisë së Lirisë u paraqit këtë të hënë në ambientet e Gjykatës së Posaçme për të ankimuar vendimin për dy vilat, të ndodhura në rezidencën Kodra e Diellit në Tiranë.

Kryemadhi u pa duke ecur me një bastun, teksa mbante edhe disa dokumente. E pyetur nga gazetarët se pse po ecte me bastun, Kryemadhi tha: “Po jeta kështu është”.

Sipas SPAK, masa e sekuestros vjen pas hetimeve të nisura ndaj çiftit Meta Kryemadhi që akuzohen për korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!