Rezultati ishte surprizë, por ndeshja do të mbahet mend edhe për diçka tjetër.
Përfundoi 1-0 për miqtë sfida mes Bazelit vendas e Grasshopersit të Zyrihut, ndërsa në fushë ishin përballë dy kapitenë shqiptarë.
Taulant Xhaka mbajti shiritin tek Bazeli, dhe Amir Abrashi për ekipin nga Zyrihu, me përballjen që ishte e fundit për këtë vit në Zvicër.
Goli I vetëm I ndeshjes së Superligës u shënua nga Person që në minutën e 21-të, ndërsa ylli më I madh në stadium ishte padyshim Xherdan Shaqiri.
Ish-sulmuesi I Zvicrës provoi të shënonte, por këtë herë nuk mundi.
Xhaka, ish-lojtar I kombëtares shqiptare u zëvendësua në 78’, ndërsa Abrashi që ende luan si kuqezi, doli pak më parë, në 75’.
Për Bazelin luajti edhe Albion Ajeti, sulmuesi tjetër me origjinë nga Kosova, dhe madje iu afrua golit.
Tashmë në elitën zvicerane nisin pushimet dimërore që do të zgjasin deri në 19 janar të vitit të ardhshëm.
Bazeli është në vend të dytë me 30 pikë, një më pak se Lugano, ndërsa Grasshopersi është I parafundit me 15 pikë, në gjysmën e tabelës që do të luftojë për mbijetesë në Superligë. /abcnews.al