Cikloni ‘Chido’ godet ishullin Mayotte/ Shënohen 11 viktima dhe dëme të shumta në ndërtesa

schedule14:35 - 15 Dhjetor, 2024

schedule 14:35 - 15 Dhjetor, 2024

Zyrtarët lokalë lajmëruan për të paktën 11 viktima dhe dëme të shumta në prona të shkaktuara nga cikloni ‘ Chido’ i cili goditi ishullin Mayotte në Afrikën Juglindore.

Ky ciklon është cilësuar ‘papritur i dhunshëm’ dhe është praktikisht stuhia më e ashpër që ka goditur arkipelagun francez këto 90 vitet e fundit. Cikloni ka prekur ishullin duke sjellë erëra më të forta se 200 km/h (124 mph) dhe duke dëmtuar strehime të përkohshme, ndërtesa qeveritare dhe një spital.

Ishte e vështirë të përcaktohej numri i saktë i viktimave pas ciklonit, i cili gjithashtu ka ngritur shqetësime për aksesin në ushqim, ujë dhe sanitare, thanë autoritetet të dielën.
Të gjithë e kuptojnë se ky ishte një ciklon që ishte papritur shumë i dhunshëm,“- tha Kryeministri francez François Bayrou për gazetarët pas një mbledhjeje ndërministrorë të shtunën në mbrëmje.

Cikloni Chido pritej gjithashtu të prekte tokën të dielën në provincat Cabo Delgado ose Nampula në veri të Mozambikut pas goditjes së Mayotte.
Ishulli i Mayotte, i vendosur pothuajse 8,000 km larg Parisit është shumë më i varfër se pjesa tjetër e vendit dhe ka pasur përballje me dhunë dhe trazira shoqërore për dekada. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!