Tërmeti i fuqishëm që goditi Shqipërinë shënoi tragjedinë më të madhe për vendin. Ndërkohë, teksa janë konfirmuar 41 viktima dhe mijëra banorë kanë mbetur në qiell të hapur, nuk ka munguar as solidariteti.
Kreu i Kishës Katolike Botërore Papa Françesku konfirmon se Vatikani do të dhurojë 100 mijë euro për popullin shqiptar, i cili po përballet me katastrofën më të rëndë humanitare dhe natyrore prej gati 40 vitesh.
‘’Dhurojmë 100 mijë euro për Shqipërinë. Paratë janë për të ndihmuar popullin shqiptar’’, shprehet Papa Françesku në një shënim të publikuar nga buletini i Vatikanit.
“Ati i Shenjtë – shpjegon shënimi – dëshiron të shprehë në këtë mënyrë afërsinë e tij shpirtërore dhe mbështetjen e tij atërore ndaj njerëzve dhe territoreve të prekura”./abcnews.al