Ishte padyshim një rezultat katastrofik, që hap goxha garën për titullin kampion.
“Bavarezët” e Bayern Munich kanë pësuar humbjen e parë në këtë edicion të kampionatit gjerman të futbollit, teksa në javën e 14-të të Bundesliga janë mundur nga skuadra e Mainz me rezultatin e ngushtë 2-1.
Një dopietë nga koreano-jugori Lee Jae-Sung në minutat 41’ e 60’ mjaftoi për fitoren e vendasve në “Meëa Arena”, ndërsa për miqtë nga Mynihu topin në rrjetë e dërgoi anësori i sulmit, Leroy Sane, në minutën e 87’-të por pa mundur të bëjë më shumë, duke nderuar kështu rivalët e Bayer Leverkusen.
“Aspirinat” në krahun tjetër nuk gabuan në transfertën e Augsburg, duke i mundur këta të fundit me rezultatin e ngushtë 2-0, pas golave të Terrier e Florian Ëirtz në mintuat 14’ e 40’, të pjesës së parë, duke qëndruar tashmë vetëm 4 pikë larg vendit të parë.
Ndërkaq, sa i përket sfidave të tjera, Borussia Monchengladbach fitoi 4-1 ndaj Holstein Kiel, ndërsa përballja Union Berlin-Bochum u ndërpre në sekondat e fundit me rezultatin që qëndronte në 1-1. /i.m /abcnews.al