Kinë/ Konsumi i naftës arriti pikun në 2023

schedule22:49 - 13 Dhjetor, 2024

schedule 22:49 - 13 Dhjetor, 2024

Instituti i Kërkimeve Ekonomike dhe Teknologjike në Kinë bëri me dije raportin e fundit në të cilin citohej se viti 2023 pati një rekord në Kinë.

Konsumi i naftës së rafinuar në Kinë arriti në rreth 399 milionë tonë metrikë ose 7.98 milionë fuçi në ditë.

Gjatë vitit 2024 pati një rënie me 1.3% në 394 milionë tonë në vit.

Si pasojë, importet e naftës bruto pritet të bien në 544 milionë tonë këtë vit, sipas një prezantimi nga dega kërkimore e prodhuesit më të madh të naftës të Kinës, megjithatë, importuesi më i madh në botë ende përbën një të katërtën e importeve globale. /  abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!