Integrimi, Shqipëria tjetër hap drejt BE/ Të martën konferenca e tretë ndërqeveritare, hapet klasteri gjashtë

schedule20:14 - 13 Dhjetor, 2024

schedule 20:14 - 13 Dhjetor, 2024

Shqiperia avancon me tej ne rrugen drejt integrimit europian, pa u mbyllur ende viti Bashkimi Europian ka miratuar hapjen e kapitujve te rinj. Ambasadorët e unionit kanë miratuar qëndrimin e përbashkët për klastërin 6 që lidhet me marrëdhëniet me jashtë, ku përfshihet politika e jashtme, e sigurisë dhe mbrojtjes.

Shqipëria do të mbaje konfërencën e tretë ndërqeveritare me Bashkimin Europian, te martën e 17 dhjetorit. Takimi ne nivel ministror do të shërbejë për hapjen e negociatave me Shqipërinë për kapitullin e marredhenieve me jashte, ne te cilen vendi yne ka qenë në të njëjten linjë me unionin sa i përket qendrimit qe ka mbajtur në konfliktin mes Rusisë dhe Ukrainës apo edhe ceshtje të tjera qe lidhen me politikën e jashtme të be.

Vendimi per hapjen e kapitujve te rinj vjen pas celjes së kapitullit të “Themelorëve”, që përfshin reformat kyçe në drejtësi, sundimin e ligjit, të drejtat themelore dhe funksionimin e institucioneve demokratike. Zhvillimi i Konferencës Ndërqeveritare në 17 dhjetor pritet të shënojë një moment vendimtar për ecurinë e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë.

Në 15 tetor te ketij viti Shqipëria hapi zyrtarisht negociatat për kapitujt e parë me Bashkimin Evropian. Kjo është konferenca e dyte ndërqeveritare nën drejtimin e presidencës Hungareze dhe tregon angazhimin e Be për të përshpejtuar integrimin e vendeve të ballkanit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!