“Të futeshe në art ishe një vajzë rruge…”, rrëfehet Violeta Trebicka: Babai im më ndihmoi të thyeja barrierat e paragjykimit në shtëpi e jashtë saj

schedule09:35 - 13 Dhjetor, 2024

schedule 09:35 - 13 Dhjetor, 2024

Aktorja dhe regjisorja Violeta Trebicka ka rrëfyer fillimet e saj në art. E ftuar në emisionin “Pas mesnate”, ajo tregoi se që e vogël donte që të bëhej artiste dhe mbështetja më e madhe, ishte i atij i saj. Me lot në sy, Trebicka tregoi se me ndihmën e të atit, arriti që të thyente barrierat e kohës.

“Unë kam qenë që e vogël, kërceja, këndoja dhe ideja ishte te artistja. Jam me origjinë nga Golemi i Gjirokastrës. Babai im është Jaho Banushi, kam një mall të paparë për të. Ka vite që më ka vdekur.

Kam mbaruar gjimnazin në ’86 gjimnazin dhe në ato vite të futeshe drejt artit ishe një vajzë rruge Nuk trajtoheshe si njeri. Paragjykoheshe. Një shoqja ime u fut për nevoja ekonomike banakiere.

Që të futesha në art, duhet të thyeja barrierat në familje te vëllezërit e mi fanatikër. Ndërkohë vetë babi ishte shumë liberal dhe pro. Mami im më tha para dy ditësh, si babi nuk të pa sot te shfaqja. Babi foli me vëllain e madhe dhe vjen edhe më thotë ‘e thyeva një degë të pemës’. Foli me vëllain e babës, më tha ‘e thyeva edhe një degë tjetër’. Problemi ishte të thyeje barrierat e para brenda familjes. Më ka parë në vit të tretë.”, u shpreh ajo. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!