Gjykata e Lartë nuk sheh asnjë pengesë para saj, për të vijuar me procedurën për gjqytarin pasues të Holta Zaçajt në Gjykatë Kushtetuese.
As përplasja mes dy institucioneve dhe as pikëpyetjet se cfarë ndodh pas 10 marsit, kur mund të ketë dy gjyqtarë për një vend në Kushtetuese, nuk po krijon arsyje që Gjykata e Lartë, të bëj një hap pas apo asnjë të mendoj për vijim, vec ndjekjes së procedurës me aplkimet dhe më pas vlerësimet e kandidatëve.
Ndërsa ka pretendime për paqartësi ligjore në hapjen e aplikimeve, pa bërë më parë njoftim Gjykata Kushtetuese për vakancën e Zacajt, Gjykata e Lartë tha për ABC Neës se ansjë organ tjetër kushtetues nuk mund ta pengojë në ushtirmin e detyrave të saj.
Kjo gjykatë citon nenin 125, që e ngarkon me detyrën e emërimit të gjqyatëve kushtetuese, referuar edhe parimit të ripërtëritjes së Gjykatës Kushtetuese me 1/3 e saj, cdo tre vjet.
“Gjykata e Lartë, si organ emërtese i tre gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, në zbatim të nenit 125, pika 1 të Kushtetutës ka kompetencë ekskluzive për të shpallur thirrjen për hapjen e vakances me qëllim zgjedhjen e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, pa u kushtëzuar nga asnjë organ tjetër kushtetues”
Mosrealizimi në kohë i kësaj ripërtëritjeje, pra zgjedhjen e pasuesit të Zacajt deri në datën 10 mars, sic e parashikon afati i ripërtëritjes, e vë në rrezik thotë Gjykata e Lartë, gjithë skemën e për pasojë edhe funksionimine Gjykatës kushtetuese në vijim.
“Nëse Gjykata e Lartë nuk njoftohet për mbarimin e mandatit të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese nga Kryetari i saj, ky mosveprim nuk e shkarkon as Gjykatën e Lartë e as KED, nga përgjegjësia për moszbatimin e detyrimit kushtetues. Afati i fundit për të njoftuar mbarimin e mandatit të zj. Zacaj ishte 10 dhjetori, pas kësaj date Kryetari i Gjykatës së Lartë nuk ka asnjë justifikim legjitim për të mosvepruar, përkundrazi, një veprim i tillë do të ishte në shkelje të kushtetutës dhe ligjit.”
Ndërsa vetë Gjykata Kushtetuese duket se nuk ka aktualisht asnjë parashikim mbi atë që mund të ndodh më pas. Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zacaj, mandati i së cilës ka krijuar këtë përplasje me Gjykatën e Lartë, deri më tani ka bërë shkresën për Opinion në Komision të Venecias. Ndërsa dokumenetet flasin për dy qëndrime të sajt, në raport po me zgjatjen e mandatit të saj.
ABC Neës i drejtoi disa pyetje kryegjyqtares kushtetuese, Zaçaj pse kur aplikoi firmosi mbi datën 10 mars si përfundim të mandatit të saj, ndërsa tani ka një qëndrim tjetër dhe pretendon të qëndrojë në detyrë deri në fund të vitit tjetër, duke rrezikuar skemën e ripërtëritjes.
Por ky debat vetëm sa ka filluar me mandatin e Zaçajt, ndërsa në janar sipas skemës së ripërtëritjes, aplikimin do të duhet ta hapin dy institucione të tjera, Kuvendit për mandatin e gjyqtares së dorëhqeur Elsa Toska dhe Presidenca, për gjyqatren Sonila Bejtja.
Largohet apo nuk largohet Holta Zacaj nga karrigija e kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Gjykata e Lartë ka vendosur të mos bej asnjë hap pas, por të vijojë me procedurën e emërimit të pasueses së saj, deri më 10 mars. Ndersa Holta Zacaj ndersa pret Opinionon e Komisionit te Venecias, do te duhet te sqaroj se cfare ndryshoi nga momenti i aplikimit te saj per gjyqtare kushtetuese, qe me firme pranon perfundimin e mandatit ne mars te 2025, ndersa tani kerkon ta zgjase kete mandat deri ne fund te vitit te ardhshem./abcnews.al