Gjimnazisti shqiptar shpallet për herë të pestë kampion botë në vallëzimin modern, triumfon edhe në Poloni

schedule09:35 - 12 Dhjetor, 2024

schedule 09:35 - 12 Dhjetor, 2024

Andi Ismaili është gjimnazisti nga Gostivari që është shpallur kampion bote në vallëzimin modern. Ai ka triumfuar në shumë gara, ku më e fundit ka qenë në Poloni.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Andi ka treguar se gara ishte tepër e vështirë, megjithatë ai nuk u dorëzua. Sakaq, ka theksuar baleti tashmë është gjithë jeta e tij.

“Më janë dashur shumë prova. Kisha frikë se nuk do ia dilja, pasi ishin të gjitha vajza, por fitova.

Ishte e vështirë, por unë mendoj që çdo gjë ndodh për një arsye. Unë jetoj në Gostivar, kam pasur disa oferta, por jam duke i përzgjedhur. Po pres të mbaroj një herë shkollën e mesme këtu.

Ndjehem mirë, por mundohem të jem modest, më ndodh ndonjëherë edhe prej moshës ku egoja ime shfaqet. Jeta ime tashmë është baleti, e kam vulosur. E falënderoj zotin që kur e kam bërë këtë”, u shpreh Andi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!