Champions Leauge/ Fitojnë “të mëdhenjtë”, Atletico Madrid e Lille nuk zhgënjejnë në sfidat e pasdites

schedule20:36 - 11 Dhjetor, 2024

schedule 20:36 - 11 Dhjetor, 2024

Ishin padyshim fitore të mëdha, sidomos në këtë pjesë të fundit të fazës ligë së kompeticionit.

Atletico Madrid e Lille nuk kanë gabuar pasditen e kësaj të mërkure, me “të mëdhenjtë” e futbollit evropian, që kanë arritur fitore të rëndësishme në xhiron e 6-të të UEFA Champions League, duke mundur respektivisht skuadrat e Slovan Bratislava e Sturm Graz.

Kështu, në “Metropolitano Stadium” të Madridit, djemtë e Diego Siemone mundën me rezultatin e thellë, 3-1, sllovakët e Slovan Bratislava, pas golave të Julian Alvarez dhe Antoine Griezmann, ky i fundit me një dopietë, ndërsa golin e nderit për miqtë e shënoi Strelec, pas një ekzkutimi perfekt të një 11-metërshi.

Në krahun tjetër, Lille triumfoi me shifrat 3-2 austriakët e Sturm Graz. Protagonist në fitoren e francezëve ishin Sahraoui, Bakker e Haraldsson me golat e tyre në minutat 37’, 45+2’ e 81’, ndërsa për mysafirët shënuan Kiteishvili e Biereth, të cilët barazuan përkohësisht shifrat në minutat 45+4’ e 47’, por pa mundur të bëjnë më shumë. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!