Këngëtarja Zina Zdrava, në një rrëfim pas ‘Mesnate’, rikthehet në vitet e para të karrierës së saj. Ajo tregoi se talentin në muzikë e ka të trashëguar nga e ëma e saj. Zina thotë se gjithçka kur ishte në klasë të dytë, kur këndoi për herë të parë në orën e muzikës.
Nisi të aktivizohej në koncertet e shkollës dhe më pas u regjistrua në shkollën e Pionerit.
“Që në shkollë fillore, e ndjeja që diçka e brendshme në thoshte se di të këndosh. Provoja në shtëpi dhe më dukej bukur. Mbaja shumë ritmin dhe herë pas here, atëherë kishim radion, më pëlqente çdo lloj muzike, por mendoja se çdo zhanër ka bukurinë e vet dhe duhet të di t’i këndoj. Kam qenë në klasën e dytë dhe në orën e muzikës, thotë mësuesja se kush di të këndojë. Ngrita dorën dhe këndoj një këngë ‘Genci i vogël në dërrasë të zezë’. Një shok i klasës, sa herë që bëhej ora e mësimit, të dalë Zina të këndojë. Unë u bëra protagonisja e klasës. Më pas fillova të aktivizohesha me shkollën, me koncertet. Më pas u regjistrova në shtëpinë e Pionerit, ku këndova një këngë në lidhje me kufitarin. Ajo do të ketë qenë një ogur, ose një paraprirje e asaj që mbarova shkollën dhe u caktova në asamblin e ushtrisë.”, u shpreh këngëtarja.
Më tej, ajo kujton kohën kur u caktua që të bëhej pjesë në asamblin e ushtrisë.
“Në ’80, mbarova shkollën e lartë dhe më caktuan në asamblin e ushtrisë, gjë që nuk e doja. Doja muzikë klasike ose populloren ndërkohë që atje ishte e vështirë në atë kohë se shumë patën mbaruar. Në asamblin nuk mu realizua ajo që desha. Kishte shumë këngëtarë të tjerë. Nuk kisha dëshirë të madhe por që kanë aluar 12 vite të shkëlqyera dhe them që paskam bërë mirë që paskam shkuar. Kishte disiplinë, ishte asamblër me të gjithë elementët që duheshin, me baletin, me orkestrën, solistëve. Ishte Pandi Zguro, Shpresa Spaho, Suzana Frashëri, Adriana Ceko.“, u shpreh ajo.