POGRADEC- Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të mërkure në aksin Pogradec-Qafë Thanë.
Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa ka mbetur i vdekur një 33-vjeçar dhe dy të tjerë janë lënduar.
Burime i thanë ABC News se viktimë ka mbetur Martin Kastrioti.
Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes/abcnews.al