BE mesazh Shqipërisë: Jemi pranë popullit shqiptar, sot më shumë se kurrë

schedule11:10 - 28 Nëntor, 2019

schedule 11:10 - 28 Nëntor, 2019

Në një mesazh në “Facebook”, sot në ditën e Pavarësisë, Bashkimi Europian ka shprehur solidarizimin me popullin shqiptar për shkak të tërmetit që tronditi vendin. BE shkruan se sot është pranë popullit shqiptar më shumë se kurrë, dhe mendimet e tyre shkojnë më së shumti për ata që janë goditur nga fatkeqësia.

Statusi:

“Sot, në Ditën e Pavarësisë, mendimet tona janë për popullin shqiptar, dhe në veçanti për ata që janë goditur nga fatkeqësia dhe familjet e tyre. Bashkimi Evropian, më shumë së kurrë, i qëndron pranë popullit shqiptar. #BEpërShqipërinë ????”, thuhet në njoftimin e BE.

Fotografia e European Union in Albania

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!