Ndërtimet pa leje në fshat, amnisti për shkelësit/ Eksperti: Falja e gjobave veprim i duhur, bashkitë të heqin burokracitë!

schedule14:34 - 9 Dhjetor, 2024

schedule 14:34 - 9 Dhjetor, 2024

TIRANË- Dorëzohet në Kuvend drafti i projektligjit për faljen e gjobave për ndërtimet pa leje  i cili ndër të tjera parashikon edhe lehtësim të procedurave për rinkonstruksion të banesave dhe të objekteve për përdorim bujqësor në fshat.

Po ashtu në projektligj propozohet dhe ulje e tarifave vendore për zonat rurale.

Agron Haxhimali, ekspert për pushtetin vendor, i ftuar në emisionin “Money Report” tha se amnistia për gjobat është një lajm i mirë për këtë kategori sociale, e cila kanë qenë nën presion të vazhdueshëm për shkak të gjobave.

Ai theksoi se kontrolli i territorit në 61 bashkitë e vendit ka probleme të theksuara.

“Një lajm shumë i mirë, sepse i gjen qytetarët nga një barrë e lehtësuar. I jep një çlirim të mirë dhe kjo është një festë për ta. Kontrolli i territorit në 61 bashkitë e vendit lë shumë për të dëshiruar, nëse do kishte pasur një sistem më shumë edukuese dhe më ndërgjegjësues, sot do kishim një territor të rregulluar, jo të shkallmuar siç e kemi. Bashkitë janë aty për t’u thënë qytetarëve: Kjo lejohet, kjo nuk lejohet. Duhet të ketë kontroll më të rreptë në territor”, theksoi ai.

Sipas ekspertit, në çështjen e ndërtimeve duhet të ketë një edukim më të thelluar nga vetë qytetarët.

Ai shtoi se me draftin e ri, qytetarët në zonat rurale duhet të kenë më pak burokraci, ndërsa shtoi se ndërtimet duhet t’i bëjnë sipas ligjit dhe jo duke abuzuar me territorin.

“Edhe si qytetarë duhet të jemi më të ndërgjegjshëm dhe më të edukuar për këtë çështje. Institucionet vendore, pra 61 bashkitë, duhet të ishin më pranë qytetarëve. E para për të asistuar. E dyta, po, nuk duhet të lejohen ndërtimet aty ku nuk lejohen. Të lehtësohen burokracitë”, tha ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!