Drejtuesit e lartë të PD-së ia lanë të rinjve të forumit demokrat të kujtojnë 8 Dhjetorin 1990, përjashtuar Sali Berisha.
Kreu i PD-së iu bashkua të rinjve, në sheshin ku 34 vite më parë, një grup studentësh dolën dhe nisin protestën e parë studentore.
Familjarët e Azem Hajdarit munguan por Berisha kujtoi disa momente të Azem Hajdarit në krye të asaj që më vonë do të quhej si Lëvizja Studentore.
“Nuk po protestojmë për një gotë çaj, z.President, iu përgjigj, Azem Hajdari. Po protestojmë për fatet e lirisë”.
Jo në vijë të parë por Berisha tregoi një episod me atë vetë protagonist.
“Më kërkuan, a mund të na përfaqësosh? Jo, u thashë, unë përfaqësoj Sali Berishën, por unë ju mbështes ju”.
Si në çdo përkujtim të kësaj ngjarjeje, në epokën e fundit, demokratët flasin për goditjen e një regjimi të ri sipas tyre. Dhe Berisha drejpërdrejt i referohet Xhorxh Sorosit dhe vendimit për ta shpallur ‘non grata’ 3 vite.
“Nje politikan gjysme pensionist dhe ky ishte Sali Berisha, që kishte dhënë dorëheqjen 8 vite më parë, por që qendronte njëlloj si në diktaturën e parë, në vitet e fundit të saj, si avokat i interesit publik mbronte interesin publik”.
Por fitorja e Trumpit shihet nga Berisha edhe forcë për të, në këtë rikthim të tretë të tijin.
“Maskat ranë. Kërkohet nga ne sulm, sulm dhe vetëm sulm”.
Ky aktivitet që nisi në Qytet Studenti, vijoi me një marshim deri tek Kryeministria, ku Berisha ia la fjalën mesazheve që përcollën të rinjtë demokratë./abcnews.al