Një 40 vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë së Elbasanit. Mësohet se përndoqi për 1 muaj, në rrugë dhe në rrjete sociale, një 23-vjeçare.
Njoftimi i Policisë:
Elbasan/Përndoqi për 1 muaj, në rrugë dhe në rrjete sociale, një 23-vjeçare, vihet në pranga 40-vjeçari.
Komisariati i Policisë Elbasan pas kallëzimit nga një 23-vjeçare se një 40-vjeçar e kishte përndjekur në mënyrë të vazhdueshme, duke i shkaktuar asaj pasiguri dhe frikë, kanë organizuar punën dhe kanë ndaluar shtetasin:
40 vjeç, për veprën penale “Përndjekja”.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme./abcnews.al