PSG po mendon seriozisht të shkarkojë trajnerin Thomas Tuchel. Zhgënjimi i këtij të fundit në Champions League sezonin e shkuar nuk u prit mirë nga bordi drejtues dhe siç raportojnë mediet franceze, ende ka një mosbesim te tekniku gjerman.
Si pasojë, po shihet për një pasues të tij dhe emri më konkret është zbuluar. Diego Simenone, trajneri i Atletico Madrid, shihet si favoriti për t’u ulur në stolin e PSG-së.
49-vjeçari është i preferuari i drejtuesve të PSG-së, që e shohin si njeriun e duhur për t’i çuar te trofeu i Champions League. Simeone e ka dërguar Atleticon dy herë në finalen e Champions, duke i humbur të dyja nga rivalët e të njëjtit qytet, Real Madrid./abcnews.al