Rrëfehet Krenar Zejno: Ja kur i kam shkruar vargjet e para, qeni është miku im i shkrimit

schedule10:23 - 5 Dhjetor, 2024

schedule 10:23 - 5 Dhjetor, 2024

Poeti dhe kuratori i artit, Krenar Zejno ka treguar në emisionin “Pas Mesnate”, se miku i tij më i mirë i shkrimit është qeni i tij Joyce.

Ai ka zbuluar se artisti është një kafshë në një farë mënyre dhe pasqyrohet tek ajo.

Vetmin time krijuese e ndaj shpesh me qenin tim, Xhois, që është edhe emri i shkrimtarit të njohur Xhejms Xhois. Është një mënyrë e të parit të gjërave thellësisht poezitike, edhe ajo pjesë e irracionales që e dominon. Edhe ajo që s’ia pranon dot kollaj përtej intuitës, por edhe një lloj qënie menduese, afër humanes. Jo për ta përdorur, por mendoj që është instrument i mirë, Xhoisi, si frymë dhe nuk të lë që te fallsiteti. Pasqyrohesh te kafsha. Artisti një kafshë është në një farë mënyre”, u shpreh poeti.

Më tej, Zejno zbuloi se ka nisur të shkruaj vargjet e parë në adoleshencë dhe padyshim frymëzohej nga emrat e mëdhenj si Rumi apo Dante.

Si gjithë të tjerët, vargjet e para i kam shkruar në adoleshencë. Fillojnë letrat e para të dashurisë, është një gjendje, që kupton që po hyn gjithmonë e më brenda. Ke një ndjenjë që të shqetëson, për sa kohë që je ndryshe. Pëson një krisje dhe duhet të merresh me të.

Jam frymëzuar nga Rumi, Dante apo prej shekullit të kaluar, që secili nga pak ka peshën. Tradita shqiptare do të ishim më të lumtur që të kishim një stad më të madh të traditës siç kanë poetës në botë”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!