Gazetarja dhe poetja Irena Shabani ka botuar librin e saj të dytë me poezi me titull “Letrat që nuk m’i dërgove kurrë”.
E ftuar në emisionin “ABC e Mëngjesit”, ajo ka ndarë detaje nga ky vëllim, duke theksuar se poezitë nuk kanë një periudhë të njëjtë kohore, por janë shkruar në vite të ndryshme.
Sakaq, Irena zbuloi dhe arsyen pse disa prej poezive janë dhe në frengjisht.
“Poezia është një lloj forme shumë e bukur që përçohet te lexuesi. Poezitë nuk janë të vendosura në mënyrë të rregulla kohore, më e vjetra është 1998, por janë të ndryshme.
Disa poezi i kam dhe në frengjisht, sepse para 3-4 vjetësh mori pjesë në një ekspozitë dhe të gjithë duhet të merrnin një autor nga vendi i tyre. Ajo më zgjodhi mua dhe unë bëra një poezi dhe në frengjisht, kështu vijuan dhe të tjerat”./abcnews.al