Berisha, kthim pa lavdi/ Avokati: Boll na kanë plaçkitur. Rada: S’kishte asgjë të re, por gjeti një PD të ndarë në fraksione

schedule23:51 - 3 Dhjetor, 2024

schedule 23:51 - 3 Dhjetor, 2024

TIRANË- Pas 11 mujash mungesë, Sali Berisha rishkeli oborrin e Parlamentit, i shoqëruar vetëm nga një grup i vogël deputetësh. Por ky kthim i tij ishte i palavdishëm. Për dy amendamente që propozoi për buxhetin e 2025, ish-kryeministrin i shpallur non grata nga Shtete e Bashkuara të Amerikës mori karton të kuq nga deputetët socialistë.

Gazetari Ardit Rada, i ftuar në “Ora e Fundit” në ABC News tha se kthimi i tij nuk kishte asgjë të re. Sipas tij, e vetmja gjë që gjeti Berisha në Kuvend është fakti se Partia Demokratike është sot e përçarë dhe e ndarë në fraksione.

“Berisha gjeti të reja në Kuvend, në subjektin e tij politik, sepse gjeti një PD akoma më të përçarë. Kanë dalë prej asaj partie disa fraksione. Vetëm për këtë pjesë s’e dëgjuam të fliste. Pamë atë gjuhën e zakonshme, që anatemon kundërshtarin, por pa prova. Ka një fjalor populist dhe bosh. Edhe militantët e tij, po të mos shohësh me ato mosbindjet civile nëpër Tiranë e kupton se në çfarë derexheje e kanë lënë PD dhe vetë Sali Berishën. Berisha e gjen PD me shumë probleme. Kaq ka ndodhur. Thjesht ka dalë nga shtëpia, por çështja e tij nuk është mbyllur. As Berisha dhe as Meta nuk do kandidojnë në zgjedhjet e 2025, që deri atëherë do jetë ndërmarrë një vendim i formës së prerë, i cili do t’i linte jashtë zgjedhjeve.”, tha ai.

Avokati Romeo Kara, u shpreh se populli shqiptar nuk duhet ta pranojë një emër si Sali Berisha, i cili sipas tij ka plaçkitur dhe ka shkatërruar këtë popull duke i rrëmbyer gjithçka.

“Retorika populiste e tij është retorika e kullave, e Gërdecit dhe shumë çështjeve të tjera. Ky vendim i fundit është goditje ndaj SPAK. Berisha nuk duhet të na mbajë peng. Boll na kanë plaçkitur”, tha ai./abcnews.al