Analisti Skënder Minxhozi komentoi rikthimin e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe sa mund të ndikojë ky rikthim. Ndërsa bëri një analizë të situatës politike në vend, duke risjellë në vëmendje edhe situatën e vështirë në të cilën ndodhet opozita, Minxhozi nënvizoi se edhe bashkë me Metën e kanë shumë të vështirë që të mund të ketë një kthim të rrezikshëm.
“E gjithë propaganda e asaj pjese të medias që përkrah Berishës që është derivat i vetë Berishës është se në zgjedhjet e majit Berisha mori në kushte improvizimi 400 mijë vota. Këtu duhet të biem dakord “sa shumë është shumë”. Morëm vesh që për ë bllokuar një rreth rrotullim në Tiranë duhen pesë deputetë dhe pesë makina të mira. A ka vlerë kthimi i Berishës dhe sa sfidues është ? Për të përhapur fjalë se është kthyer Berisha duhet shumë pak zhurmë…Por duhet të biem dakord që a mjafton për të ardhur në pushtet që disa njerëz në kafene të gëzohen që Berisha u rikthye. A mjafton që mediat pranë Berishës të ndërtojnë një narrativë sikur do të vijë fitorja…Pra 500 mijë vota? Çfarë është? Nuk është mazhorancë në asnjë këshill bashkiak dhe nga 61 bashki ka fituar 7. Ditën që është votuar dhe ajo është që ka vlerë, pra Berisha dhe Meta atje ku është sido që t’i gjejë fushata a munden që me 500 mijë vota që me shkrirjen e Partisë së Lirisë i është hapur një problem jo i vogël, me këtë gjysmë milioni, ku shkon t’i? Pra ajo pika që derdh gotën varion në mbi 700 mijë. Berisha me Metën dhe me gjithë të tjerët e ka shumë të vështirë që të kthehet dhe të jetë i rrezikshëm. Në momentin që nuk e gjen mundësi që të arrijë atë pikën që derdh votën është i parrezikshëm”, tha Minxhozi.
Nga ana e tij Ibsen Elezi theksoi se ish-kryeministri Sali Berisha është politikisht i parrezikshëm.
“Edi Rama dhe Sali Berisha kanë një akt marrëveshje të pashkruar, janë pajtuar me akte. Kanë rënë në pajtueshmëri që do ruajmë këto pozicione. SPAK me veprime të paparashikueshme, ka ndërmarrë veprime për këputjen e zinxhirit të pandëshkueshëmrisë. SPAK ka shkuar deri atje si një “dënim me kompromis”. Këta një frikë për të ardhmen dhe nëse prishin këto raporte në Parlament, ndërton një skenë të frikshme për këto pas disa vitesh. Edi Rama me këtë kastë të korruptuar, nuk e ka të lehtë edhe me ndërkombëtarët. Nëse do të kishte një opozitë normale, nuk do të ishte ende aty. Këto i frikësohen një skenari që në një dy vjeçar të ardhshëm rindërtohen konfigurime të reja politike…Si e kanë garantuar ekzistencën e tyre, shkërmoqja e institucionit, aty detyrohen të mbështesin Ramën. Këta i frikësohen këputjes së zinxhirit të pandëshkueshmërisë…Berisha ka ndërtuar një ekip vetëm me besnikë të vet…