Ngjarja e ndodhur në Ibër- Lepenc shkaktoi një sërë problematikash në vend. Theksojmë këtu që kjo ngjarje vjen dy muaj përpara zgjedhjeve lokale që do të mbahen në Kosovë.
I ftuar në “Balkan Update”, inxhinieri Arsim Rapuca u shpreh se është goditur në një pikë të ndjeshme e cila ka sjellë problematika në furnizimin me ujë, si dhe furnizimi me energji elektike nuk është problematike.
“Është goditur në një pikë të ndjeshme për të shkaktuar problematik. Do të ndërtohet një bypass i ri, kjo do të bëjë mbushjen e dheut dhe do të ndërtohet një i përkohshëm ose do të demolohet ky aktuali.
Aktualisht kanali ka humbje të ujit dhe është rreth 50 vjeçar, më e mira do ishte të demolohej dhe të ndërtohej I ri.
Për energjinë elektrike nuk ka probleme, sepse është vënë një kanal i përkohshëm.
Mitrovica, Vushtria, Fushë Kosova, një pjesë e Prishtinës kanë mangësi të furnizimit me ujë.
Ky kanal ka dhe pika të tjera të ndjeshme dhe nëse dikush mendon të bëjë keq, kanali kalon në pika të caktuara në akuadukte dhe mund të ndodh një gjë e tillë në të ardhmen nëse dikush mendon të bëjë keq. ” /abcnews.al