Papa Françesku, në hyrjen e librit “Jubileu i Shpresës” , i referohet Vitit të Shenjtë Katolik, i cili fillon më 24 dhjetor, si një mundësi për paqen botërore.
“Sa do të doja që “Viti i Shenjtë i Katolikëve” të shndërrohej, realisht, në një mundësi për një armëpushim në të gjitha vendet në të cilat janë ndezur konfliktet e luftës”, thekson Papa.
“Nga lufta, çdo luftë, duhet të jetë e qartë se të gjithë dalin të mundur, të gjithë! Të gjithë dalin të mundur nga lufta, që në ditën e parë. Nuk ka fitues dhe humbës, vetëm humbës”, shkruan Papa.
Duke iu referuar, veçanërisht, Vitit të Shenjtë të Katolikëve, Françesku shton se “të gjithë mund ta jetojnë këtë përvojë pelegrinazhi” , sepse nuk është diçka që i drejtohet ekskluzivisht kujtdo që mund të konsiderohet “i përsosur”, por është një mundësi që “i ofron çdo qenieje njerëzore mundësinë për të bërë një përvojë pajtimi dhe faljeje”./abcnews.al