Sulmi në ujësjellësin e Ibër-Lepencit, DASH: Mbështesim përpjekjet për të gjetur dhe ndëshkuar përgjegjësit

schedule17:19 - 1 Dhjetor, 2024

schedule 17:19 - 1 Dhjetor, 2024

Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Matthew Miller ka dënuar sulmin në kanalin e ujit Ibër-Lepenc në veri të Kosovës, që ndodhi mbrëmjen e 29 Nëntorit. Në një postim në rrjetin social X, Miller thotë se DASH mbështet përpjekjet për të gjetur dhe ndëshkuar përgjegjësit.

“Dënojmë sulmin e 29 shtatorit në ujësjellësin e Kosovës. Ne do të mbështesim përpjekjet për të gjetur dhe ndëshkuar përgjegjësit dhe do të vlerësojmë të gjitha ofertat e mbështetjes për këtë përpjekje. Falë punonjësve të urgjencës dhe të tjerëve, përfshirë KFOR-in për rivendosjen e furnizimeve thelbësore”, shprehet ai.

Kujtojmë që kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani kanë fajësuar bandat kriminale serbe për këtë akt që e kanë cilësuar si terrorist./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!