“Shtëpia shkollë”/ Godina që mbart historinë e mësimdhënies në shqip e greqisht

schedule20:24 - 30 Nëntor, 2024

schedule 20:24 - 30 Nëntor, 2024

DELVINË- Kjo shtëpi e vjetër dy katëshe në Delvinë mbart në vetvete një pjesë të historisë së mësimdhënies në qytetin jugor.

Historia e kësaj shtëpie shkollë vjen e rrëfyer më së miri nga Luan Laze, njohës i mirë i kësaj godine që sot banohet nga të afërmit e tij.

Në fillim të shekullit të kaluar ajo hapi dyert për t’u vendosur në funksion të fëmijëve që mësonin shkrim e lexim në gjuhën shqipe, por dhe atë helene për minoritetin grek.

Dhomat e kësaj shtëpie shërbyen si klasa deri në vitin 1954.

Aristotel Korça, sot i moshuar është një nga ish nxënësit e kësaj shtëpie shkollë. Për të kjo banesë sjell një mori kujtimesh.

Pjesën më të madhe të komunizmit shtëpia qëndroi e braktisur, ndërsa në demokraci u privatizua.

Sot e kësaj dite kati i dytë ku dikur ishin klasat e “shkollës 7 vjeçare” ka mbetur thuajse e paprekur nga familja që jeton aty duke ruajtur formën e atëhershme/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!