Reshjet e borës dhe ngricat kanë përfshirë zonat malore në vend.
Rrugët kombëtare janë të hapura por prezenca e borës ka vështirësuar qarkullimin.Autoriteti Rrugor Shqiptar i bën apel drejtuesve të mjeteve të paisen me goma dimerore dhe zinxhir nëse do të lëvizin drejt veriut apo juglindjes kryesisht në zonat malore.
Në qarkun e Korçës qarkullimi vijon normalisht dhe çdo aks po mbahet në monitorim .Grupet e punës me mjetet borëpastruese vijojnë të punojnë për pastrimin e dëborës dhe kriposjen në akset rrugore Qafë-Thanë-Lin, Korçë-Ersekë (aksi i vjetër), Korçë-Voskopojë, Boboshticë-Dardhë ,Maliq-Lozhan-Moglicë, Korçë-Ersekë dhe Librazhd-Steblevë.
Në aksin Boboshtice- Dardhë ka prezencë të madhe të mjegullës ndërsa policia i kërkon drejtueseve të mjeteve të jenë të kujdeseshëm, pasi ka pamje të kufizuar.
Në verilindje reshjet e debores kanë mbuluar zonat malore që shtrihen në lartesinë mbi 700 metra të nivelit të detit. Trashesia e borës varion nga 30 deri 50 cm duke krijuar edhe probleme ne disa rruge nacionale e rurale qe shtrihen ne keto zona.
Në Rajonin Verior ka reshje bore me intesitet në Bajram Curri-Valbonë, Ura e Zapodit-Shishtavec, Peshkopi, Kuben-Vasije, në Bulqizë dhe në Kukës-Bushtricë.
Si pasojë e kushteve të motit ka ndërprerje të energjisë elektrike ne disa fshatra te Kukesit Hasit e Tropojes ndërsa punonjesit e OSHEE janë në terren për riparimine defekteve.Edhe në qytetin e Peshkopisë ka pasur reshje bore.
Në zonat e thella të Kalasë së Dodës, Selishtës, Lurës dhe disa njësi administrative të Bulqizës trashësia shkon në rreth 10 cm.