Vihet nën kontroll zjarri që ra në një fabrikë këpucësh në Kurbin.
Gazetari i ABC News, Gjergj Figuri raporton se forcat zjarrfikëse të ardhura nga qytetet e tjera, dhanë impakt duke izoluar zjarrin.
Fatmirësisht, nuk ka rrezik për banesat pranë.
“Shtimi i forcave zjarrfikëse ka dhënë impakt. Zona tjetër nuk është e rrezikuar, Po punohet për shuarjen. I gjithë perimetri vazhdon të mbahet nën kontroll të shtuar nga zjarrfikëset. Rreziku për përhapjen e këtyre flakëve, quhet e tejkaluar”, raportoi gazetari Figuri./abcnews.al