Analisti Mentor Nazarko thotë do të duhet të kishim reflektuar për rrënjët e ekzistencës tonë kombëtare dhe dita e pavarësisë të lidhej me periudhën e Skënderbeut. I ftuar në emisionin “Balkan Update”, analisti u shpreh se me një qasje pro perëndimore, shqiptarët do të kenë një të ardhme të ndritur.
“Nëse i referohemi trashëgimisë historike, duhet të marrim në analizë të gjithë liderët që kanë ndërtuar idenë tonë kombëtare. 112 shtet, përmendët Skënderbeun. Do të thosha që ndoshta një nga gabimet e mëdha që kemi bërë si komb në këto 112 vjet është fakti se duhet të ishim referuar te trasdhëgimia jonë mesjetare, skënderbejane. Nëse shtetet e rajonit mbajnë si ditë të pavarësisë së tyre një ditë që shkon larg në mesjetë dhe ne mund t’i referoheshim Skënderbeut si moment të krijimit apo vetëdijes tonë shtetërore e kombëtare. Kadareja e ka bërë këtë pak me veprat e veta, me fokusin te mesjeta. Sepse në të vërtetë shteti mesjetar skënderbejan i kishte cilësitë minimale të ekzistencës së një shteti, edhe në pikëpamje të nëntorit si përkujtim. Është një mënyrë që ne të reflektojmë për rrënjët e ekzistencës tonë kombëtare, që siç e kanë thënë rilindasit, që prej tyre vjen thënia dielli lind andej nga perëndon, raporti ynë me Perëndimin është ai raport që ka siguruar mbijetesën tonë kombëtare dhe sot në viset e shqiptarëve, ato që vënë në diskutim ekzistencën e Tiranës, e Shqipërisë shtetërore, po kultivohet një myrtajë.
Prishja e raportit me Perëndimin, është murtaja që ekziston në gjirin e shqiptarëve. Shqipëria shtetërore, disa e quajnë nënë, disa vëllain e madh të Kosovës, është një shtet i integruar ndërkombëtarisht që asnjëherë, me luhatje gjatë këtyre 30 viteve, e ka ruajtur raportin me Perëndimin. Fatkeqësisht duhet të reflektojmë për raportin me perëndimin që në kosovë është dëmtuar keqazi. Kosova sot është në pikën më të ulët të marrëdhënies së saj me Perëndimin. Jo pa shkak, edhe presidentja në fjalimin e fundit doli nga manteli i saj në raport me qeverinë. Ky është një shqetësim i madh. Pse ne po luajmë bixhoz me aleatët, në emër të një murtaje ideologjike të majtë. Kjo është një nga pikëpyetjet e mëdha. Dy janë reflektimet bazë. E para, që ne ndoshta është gabim i shtetit të parë bazë që ishte mbretëria e Zogut që duhej të kishte ditën dhe festën kombëtare të lidhur me periudhën skënderbejane. E dyta- për raportin me Perëndimin. Që zë fill prej atëhereë. Do të kishim reflektuar.”, u shpreh Nazarko./abcnews.al