Në 112-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë në Tiranë janë organizuar edhe aktivitete. Fokusi në këtë ditë është “Parada e Shqiptarëve”. Parada ka nisur me firmëtarët e deklaratës së Pavarësisë.
Shqiptarët nga të gjitha trevat shqiptare po marshojnë nga Bulevardi Dëshmorët e Kombit. Gazetarja Ajgena Kombi tha për ABC News se Tirana ka pritur qytetarë që jetojnë edhe jashtë vendit. 112 vjetori i pavarësisë e gjen Tiranën të veshur kuq e zi, me motive kombëtare siç edhe është zbukuruar.
Bulevardi mirëpret të paktën 10 mijë të ftuar. Gazetarja Gerta Vasku tha për ABC News se qëllimi i organizimit është të bëjë bashkë shqiptarët.
Në këtë aktivitet ka edhe një parakalim të 300 grupe të trevave të ndryshme në këtë 112-vjetor të Pavarësisë. Lidhur me mbarëvajtjen e këtij aktiviteti është hartuar edhe një plan masash për të devijuar qarkullimin.
Dita e Pavarësisë, dita, kur Shqipëria u vetëshpall e pavarur, në Vlorë më 28 nëntor të 1912-ës, nga Ismail Qemali.
Në shpalljen e pavarësisë morën pjesë 83 delegatë nga të gjitha trevat shqiptare, por 40 ishin firmëtarët që nënshkruan Aktin e Pavarësisë. Në këtë 112-vjetor, festohet kudo ka shqiptarë, duke qenë të bashkuar me mendje e zemër rreth flamurit kombëtar.
Data 28, është e veçantë për shqiptarët, duke qenë se në këtë datë, në dy vite të ndryshme kanë ndodhur dy ngjarje historike për Shqipërinë. Më 28 nëntor 1443, heroi kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu çliroi Krujën nga pushtimi osman dhe ngriti flamurin mbi kalanë e saj. Kjo datë hapi një faqe të re në historinë e qëndresës shekullore antiosmane.