Liam Payne thuhet se ka porositur 9 shishe uiski dhe 13 gram kokainë para vdekjes së tij.
Në dokumentet e siguruara nga TMZ, prokurorët thonë se ish-këngëtari i One Direction ishte në gjendje të keqe përpara se të rrëzohej nga ballkoni i katit të tretë të hotelit ku po qëndronte në Argjentinë. Liam Payne porositi 4 shishe uiski në orën 22:00, më pas porositi 5 shishe të tjera në orën 06:36 të mëngjesit.
Në orën 7:00 ai i dërgoi mesazh shokut të tij, Roger Nores, duke i thënë se do të shkonte të vizitonte një prostitutë dhe 2.5 orë më vonë i kërkoi t’i gjente 6 gramë kokainë.
Prokurorët pretenduan se Nores, një biznesmen argjentinas i cili më parë e identifikonte veten si menaxher i Payne, mbërriti për mëngjes në CasaSur, ku ylli i ndjerë po pinte uiski.
Gjatë vaktit të tyre, një shërbëtore po pastronte dhomën e hotelit të Payne, kur ai u kthye furishëm duke kërkuar diçka. Më në fund gjeti një “pluhur”.
Në orën 11:30 raportohet se janë shfaqur dy prostituta, edhe pse nuk dihet se kush i ka telefonuar. Dy gratë pretenduan në polici se kishin kryer marrëdhënie seksuale me Payne para se ai t’u kërkonte më shumë kokainë.
Në fakt, ai dyshohet se nuk pranoi t’i paguante prostitutat për shërbimet e tyre dhe u tërbua kur ato kërkuan para.
Deri në orën 14:00 ai kishte kërkuar 7 gramë të tjera kokainë nga një punonjës hoteli. Nores u kthye në CasaSur në orën 15:45 për të paguar prostitutat, dhe 15 minuta më vonë, stafi i hotelit raportoi se e pa Payne të dehur dhe me bebëzat e zgjeruara.
Nores u largua nga hoteli në orën 16:04, dhe më pas, një punonjëse e shtëpisë thotë se dëgjoi Payne duke shkatërruar dhomën e tij./abcnews.al