Blinken: Ne do të bëjmë gjithçka që Uashingtoni të dërgojë pjesën e tij të ndihmës në Ukrainë

schedule08:38 - 27 Nëntor, 2024

schedule 08:38 - 27 Nëntor, 2024

Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken tha në margjinat e samitit të G7 në Itali, se ai është i sigurt se Evropa do të vazhdojë të ndihmojë Ukrainën. Dhe se administrata amerikane në largim do të bëjë më të mirën në javët e mbetura që Uashingtoni të japë pjesën e tij të ndihmës.

“Ajo që ne jemi të vendosur të bëjmë për pjesën e mbetur të mandatit të kësaj administrate është të bëjmë gjithçka që është e mundur për të siguruar që Ukraina të ketë atë që i nevojitet për të qenë në gjendje … për të luftuar në 2025 nëse është e nevojshme, ose nëse ka një negocim, për të qenë në gjendje. për të negociuar nga një pozicion i forcës”, tha Blinken, raportoi AP.

Blinken shprehu gjithashtu besimin e tij se marrëveshja për përfundimin e konfliktit në Liban do të përmirësojë perspektivat për një armëpushim në Gaza.

Në një deklaratë përfundimtare pas takimit të tyre në Itali, ministrat e G7 dënuan përdorimin nga Rusia të trupave të Koresë së Veriut në Ukrainë dhe “retorikën e saj të papërgjegjshme dhe kërcënuese bërthamore”.

Ministrat e jashtëm të vendeve kryesore të industrializuara të G-7 shprehën gjithashtu mbështetjen e tyre të fortë për armëpushimin aktual midis Izraelit dhe grupit militant libanez Hezbollah.
Në deklaratën përfundimtare të miratuar nga ministrat thuhet, ndër të tjera, se Izraeli duhet të përmbushë detyrimet e tij ndërkombëtare humanitare, si dhe se të gjithë anëtarët e G7 – Kanada, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës “përsërisin angazhimin e tyre për të drejtën humanitare ndërkombëtare”, si dhe se do të respektojnë detyrimet e tyre./abcnews.al