Tre orë bllokim rrugësh/ Blushi si Vojo Kushi, i hipën sipër autobotit të policisë. Mziu dhe Noka udhëheqin përplasjet

schedule23:12 - 26 Nëntor, 2024

schedule 23:12 - 26 Nëntor, 2024

Vojo Kushi i Ilir Metës tregoi heroizmin e tij dhe për të tërhequr vëmendjen e protestës hipi sipër autobotit të policisë, ndërsa Luan Baçi nuk e la vetëm.

Por jo më shumë kohë, policia i largoi përmes gazit lotsjellës.

Për gati 3 orë të besuarit e Berishës dhe një grup militantësh bllokuan qarkullimin në 5 kryqëzime kryesore të Tiranës.

Nuk munguan përplasjet, Flamur Noka dhe Xhelal Mziu nxitën protestuesit të përplasen me policinë.

Pa u bërë ende një orë protestuesit “ranë në gjume”, duke liruar dy nga tre nyjet e bllokuara, pa asnjë rrezistencë.

Sërish ajo që u vu re ishte numri i ulët i protestuesve, por çuditërisht munguan gomat dhe flakët, ose ndoshta dikush duhet t’i kishte kujtuar.

Pati edhe qytetarë të cilët u ndjenë të lodhur nga kjo situatë e përsëritur. U desh ndërhyrja e policisë për të shmangur përplasjen mes një qytetari dhe një protestuesi.

Për bllokimin e rrugëve policia shoqëroi dhjetëra persona.

Edhe pse Noka tha se nuk i trembet policisë, sapo shkoi ora 20:00 bashkë më të besuarit e Berishës u nisen drejt selisë së PD-së, duke mbyllur kështu edhe protestën e radhës, por pa kuptuar qëllimin e saj./abcnews.al