Idajet Beqiri: Berisha pajisi me pasaporta ushtarë të Al-Qaedës në ’94-ën. Një pjesë e tyre kanë krijuar familje këtu

schedule19:50 - 26 Nëntor, 2024

schedule 19:50 - 26 Nëntor, 2024

Avokati Idajet Beqiri thotë se Sali Berisha ka lejuar terroristë të Al-Qaedës të hyjnë në Shqipëri në 1994. Në një intervistë për ABC News, avokati deklaroi se ka dëshmitarë që zbulojnë se ku kryenin stërvitje këta ushtarë. Sipas tij, Sali Berisha i ka pajisur edhe me pasaporta shqiptare.

“E dinë dhe SHBA. Nëse SHBA e konsideron non grata Berishën dhe gjithë familjen e tij, armiken më të madhe të SHBA, e bënë se futi Al-Qaeda në ’94 në Shqipëri, bin Laden në prill të ’94. Solli mbi 500 ushtarë të bin Laden në Shqipëri dhe i stërviste në Pogradec e Korçë për të bërë masakra.

Ka dëshmitarë që kanë dhënë shpjegimet. Dihen vendet ku janë stërvitur këto të Al-Qaeda dhe një pjesë e mirë e tyre kanë marrë pasaporta shqiptare se janë martuar me vajza shqiptare. Disa prej tyre janë ende në Shqipëri, kanë krijuar familje.”, u shpreh Beqiri./abcnews.al