Për avokatin Idajet Beqiri, protesta e opozitës nuk ka lidhje me mosbindjen civile. Në një intervistë për ABC News, duke komentuar bllokimin e rrugëve prej dy orësh e gjysmë, ai tha se në protestë kanë dalë ata që ai i cilësoi si një ‘turmë të lajthiturish’ që mbrojnë Sali Berishën dhe Ilir Metën.
“Jemi mësuar me maskarada të tilla. Tirana ka 1 milionë banorë dhe dalin turmë njerëzit të lajthitur, të cilët për të mbrojtur të ndenjurat e Saliut, të Metës, të mjaft kriminelëve të tjerë që e kanë vendin në burg. Dalin dalin ata që janë regjistruar procedimet penale dhe gati për t’ju vënë prangat si Noka, Maliqi, edhe disa të tjerë aty. Kanë procedime penale, edhe atyre vetë iu janë mbaruar një pjesë e të ardhurave sepse nuk kanë më lekë korrupsioni.
Të afërmit që kanë nëpër Holandë e Belgjikë, fëmijë, janë mësuar me 10 mijë eruro muaj për muaj minimumi dhe janë detyruar të vërsulen me ëndrrat e bukura të Saliut se do të vijë prapë në pushtet dhe do të japë prapë privilegje.
Asgjë nuk bënë, vetëm ferojnë radhët e tyre. Numri 3 mijë sa vjen e ulet. Të bllokosh rrugët e qytetarëve do të thotë të bësh krim. Disa prej tyre që ka stigmatizuar policia, do të venë në burg. Sa herë të bëjnë protestat do të venë në burg. Duan të bëjnë mosbindje civile, ndërkohë që aty s’ka qytetarë.”, tha Beqiri./abcnews.al