Policia hedh gaz lotsjellës/ Kërkon shpërndarjen e protestuesve te “Sheshi Willson”

schedule18:16 - 26 Nëntor, 2024

schedule 18:16 - 26 Nëntor, 2024

Policia ka hedhur gaz lotësjellës, duke kërkuar kështu shpërndarjen e protestuesve te “Sheshi Willson”.

Mes qytetarëve që po protestojnë, janë edhe figurat e Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, Bujar Leskaj, Luan Baci, Bledion Nallbati, Lefter Geshtenja, Saimir Korreshi. Ndërsa, nga Partia e Lirisë është sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka hipur në autobotin e policisë.

Kjo protestë ka nisur në orën 17:00 dhe pritet të zgjasë deri në orën 20:00.

Theksojmë që DVP e Tiranës ka informuar PD dhe sekretarin e saj Flamur Noka se pengimi i qarkullimit në disa pika të Tiranës siç është plani i PD-së cenon të drejtat dhe liritë themelore të shtetasve dhe pengon qarkullimin e transportit publik dhe privat./abcnews.al