Ka nisur protesta e opozitës në kryeqytet. Mësohet se janë përfshirë disa nga kryqëzime kryesore të Tiranës.
Raportohet se mbështetësit e PD kanë bllokuar rrugët. Ndërkohë policia bën thirrje me megafon se bllokimi i rrugëve përbën një vepër penale.
Protesta nisi në orën 17:00 dhe do të përfundojë në orën 20:00, me moton “O sot, o kurrë”. Ndër të tjera, demokratët kërkojnë lirimin e Sali Berishës, në masë arresti shtëpie për çështjen e privatizimit të klubit sportiv Partizani, si dhe qeveri teknike për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Organizatorët do të jenë të shpërndarë me mbështetësit e tyre në disa pika kyçe, përfshirë Bashkinë e Tiranës, Rrethrrotullimi i “Zogut të Zi”, “Rruga e Elbasanit”, “Sheshi Uillson” dhe “Pallati me Shigjeta”.