TIRANË- ABC NEWS siguron videon e vrasjes së biznesmenit Eduart Reçi pak ditë më parë në Tiranë.
Sic shihet në videon e siguruar për ABC News, nga gazetari Ervin Leka, biznesmeni Reçi, shihet në pamje ndërsa qëndron me duar në xhepa, dhe një plumb në kokë i merr jetën.
Për vrasjen e ndërtuesit Reçi, policia ka vënë në pranga vëllezërit Florian e Shkëlqim Duka, ky i fundit efektiv policie dyshohet se është edhe qitësi.
Prona ku do të ndërtohej një pallat është bërë mollë sherri mes dy vëllezërve dhe biznesmenit Eduart Reçi, prona kërkohej nga të dyja palët të cilat edhe pse ishin takuar disa herë për të gjetur një rrugë të mesme, nuk mundën pasi biznesmeni Reçi refuzonte në mënyrë kategorike për një marrëveshje.
Ngjarja e rëndë u regjistrua mbrëmjen e 13 nëntorit, në afërsi të rrugës së Elbasanit, kur biznesmeni Reçi u qëllua me një plumb në kokë dhe pas pak orësh në spital ai ndërroi jetë./abcnews.al