Lufta kundër narkotikëve/ Përfaqësuesi i “Guardia di Finanza”: Bashkëpunimi me Shqipërinë, i shkëlqyer!

schedule11:29 - 26 Nëntor, 2024

schedule 11:29 - 26 Nëntor, 2024

TIRANË– Drejtori i Policisë së Shtetit, Ilir Proda dhe përfaqësues të Guardia zi Finanza mbajtën një konferencë në të cilën prezantuan rezultatet e operacionit të ndërhyrjes nga ajri kundër kultivimit të narkotikëve.

Giampiero Ianni nga Guardia Di Financa tha se bashkëpunimi me Policinë Shqiptare janë arritur rezultate të shkëlqyera.

“Rezultate të shkëlqyera edhe këtë vit të arritura, nëpërmjet veprimtarisë së mbikëqyrjes nga ajri, më bën të falënderoj Policinë Shqiptare për bashkëpunimin. Operacioni ka nisur nga 1 maj-31 tetor, ku janë mbuluar të gjitha fazat e fenomenit. Lufta ndaj narkotikëve një bashkëpunim me rëndësi.”, tha ai.

Kreu i Policisë Shqiptare, Ilir Proda theksoi se nga maji i vitit 2024 janë kryer 62 misione fluturimi nga Guardia di Finanza, ndërsa janë asgjësuar 191 mijë bimë narkotike./abcnews.al