Prindër, të rinj, aktivistë të shoqërisë civile protestuan këtë të hënë për vrasjen e Martin Canit, nga bashkëmoshatari i tij.
Protestës së dytë përpara ministrisë së Arsimit iu bashkuan edhe prindërit, familjarë e të afërm të 14 vjeçarit.
Gjyshi i Martinit kërkoi drejtësi.
“Martini, për ata që e njohin, ka qenë një shembullor në shkollë. Ka qenë një shembullor në shoqëri, ka qenë një shembullor që merrej edhe me sport. Gjithë Shqipëria, që ne u dogjëm, mos të digjen më të tjerë. Vetëm drejtësi, vetëm drejtësi, nuk duan që askush të përfitojë nga rasti, ta shfrytëzojë. Nëse nuk do zgjidhet që ky problem, që Martini të shkojë në vendin e duhur, unë do e ndjek këtë problem si kur ra Martini për hir të demokracisë do bie edhe unë se s’ka çfarë me duhet më jeta.”
Me pankarta, në duar me mesazhe të ndryshe, prindër dhe qytetarë të Tiranës kërkuan reflektim që ngjarje të tilla të mos përsëriten.
Organizatorët bënë thirrje që të mërkurën të bojkotohen mësimi në shkollat e vendit dhe protesta për vrasjen e 14 vjeçarit të vijojnë./abcnews.al