Kurbin/ Vdekja e 61 vjeçarit në punë, arrestohet pronari i shpallur në kërkim. Ndërhyri në kamerat e sigurisë

schedule17:02 - 25 Nëntor, 2024

schedule 17:02 - 25 Nëntor, 2024

Policia ka vënë në pranga 53 vjeçarin Kastriot Lleshaj, pronarin e firmës së përpunimit të inerteve në fshatin Skuraj, ku humbi jetën punëtori 61 vjeçar Fatmir Haxhiu pasi ra në lavatriçen e zhavorrit.

Dyshohet se 61 vjeçari u rrëzua si pasojë e shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë. Sipas policisë, 53 vjeçari ka hequr pajisjen DVR të kamerave të subjektit, me qëllim pengimin e zbardhjes së ngjarjes.

Ndërkohë, vijon puna për kapjen e vëllait të 53 vjeçarit, shtetasin Mark Lleshaj, i cili është bashkëpronar. Në kërkim është gjithashtu edhe drejtuesi teknik ⁠Ilirjan Xhixha./abcnews.al