Një anije turistike që po lundronte në brigjet e Marsa Alam në Detin e Kuq, Egjipt, është fundosur. Autoritetet lokale konfirmuan se disa persona ishin shpëtuar, ndërsa 17 të tjerë janë ende të zhdukur.
Në bord kishte 31 turistë të kombësive të ndryshme dhe 14 anëtarë të ekuipazhit. Kërkimet janë duke u zhvilluar me përfshirjen e autoriteteve të ndryshme.
Guvernatori i rajonit të Detit të Kuq shpjegoi se disa nga të mbijetuarit u transportuan me një avion kërkim-shpëtimi, për të marrë kujdesin e nevojshëm mjekësor, ndërsa të tjerët u siguruan në vend deri në mbërritjen e fregatës Al-Fateh.
Nuk dihet ende se çfarë e ka shkaktuar fundosjen e varkës por autoritetet meteorologjike egjiptian paralajmëruan të shtunën për dallgë të mëdha në Detin e Kuq dhe këshilloi pezullimin e aktivitetit detar për të dielën dhe të hënën./abcnews.al