Përfitimet nga biletat drejt Shqipërisë, gjest i madh i klubit të Shkupit

schedule21:43 - 26 Nëntor, 2019

schedule 21:43 - 26 Nëntor, 2019

Klubi shqiptar Shkupi, që luan në kampionatin maqedonas të futbollit, ka vendosur se të gjitha përfitimet e biletave në sfidën ndaj Akademia Pandev, do të shkojnë në ndihmë të shqiptarëve të prekur nga tërmetet e sotme. Me anë të një njoftimi në faqen e tyre zyrtare, klubi i Shkupit shkroi:

Ekipi nesër në stadiumin e Çairit do të zhvillojë ndeshjen e xhiros së 16-të në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë së Veriut kundër Akademia Pandevit, ndërsa për këtë takim kryesia e klubit kanë marrë vendim që paratë e tubuara nga shitja e biletave do të dorëzohen për ndihmë në qytetin e Durrësit të Shqipërisë.

Kjo iniciativë u mor sot nga drejtuesit e klubit bardheblu, për tu solidarizuar dhe ndihmuar sado pak familjet e viktimave që humbën jetën në tërmetin e mëngjesit të sotëm në Durrës në të cilin humbën jetën 18 persona dhe shumë të tjerë u lënduan. Një biletë për të shikuar ndeshjen FC Shkupi-Akademia Pandev në stadiumin e Çairit kushton vetëm 100 denarë (1.6 euro). Takimi nis në orën 13:00./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!