TIRANË- Përfaqësuesit e Partisë Socialiste kanë mbërritur në Presidencë, për t’u takuar me kreun e Shtetit, në kuadër të caktimit të datës së zgjedhjeve parlamentare të 2025.
Gazetarja e ABC News, Greta Bullari, raportoi se në presidencë kanë shkuar kreu i Grupit Parlamentar Niko Peleshi dhe sekretari i përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi.
Partia Demokratike e ka bojkotuar duke shpërfilluar kështu ftesën e bërë nga Kreu i Shtetit Bajram Begaj./abcnews.al