Nëse kishte dyshime, tani gjithçka është zyrtare.
Manchester City është në krizë, ndërsa konfirmimi për këtë erdhi me humbjen turpëruese në shtëpi 4-0 nga Tottenham, humbje që trondit jo pak teknikun Pep Guardiola në sfidën e parë pas rinovimit të kontratës me “Qytetarët”.
Mbi këtë temë u fol edhe në studion e “E Diela Sprint”, nga gazetari Maks Tashi, në ABC News, ku të ftuar ishin trajnerët Ermal Tahiri dhe Ledjo Pano, specialisti i futbollit Avdyl Kadriu, ish-futbollisti i Kombëtares, Fatmir Vata, si dhe gazetari Nertan Prifti.
I pari e mori fjalën tekniku Ermal Tahiri, i cili fillimisht foli për performancën e mirë të Asllanit me fanellën e Inter, këtë fundjavë, teksa më tej u ndal te humbja e 5-të radhazi e “Qytetarëve”, teksa theksoi se City ka humbur ekulibriat.
I të njëjtit mendim është edhe Ledjo Pano, ku më tej në fjalët e tij theksoi se ndikim të madh pati edhe dëmtimi i Rodri e De Bruyne.
Pjesë nga biseda në studio:
Ermal Tahiri: Asllani e ka të vëhstirë të fitojë kuotat tek Inter, ishte një ndeshje ndaj Verona, një ekip që po bie nga kateogira, por e mira ishte që luajti titullar dhe vijon këtë sezon të sigurojë minuta herë pas here me skuadrën e tij.
Sa i përket të tjerave, Manchester City ia ka marrë dorën humbjeve, është ndeshja e pestë që po humbin dhe duket qartazi që kanë humbur ekulibrat.
Ndikim të madh ka ëdhe mungesa e Rodri, por edhe të lojtarëve të mbrojtjes mbrojtjes. City nuk pëson kollaj 4 gola në shtëpi, loja e tyre ka ndryshuar, skuadrat e tjera kanë marrë goxha masa për t’i bërë ballë.
Çdo ekip ka një cikël, duhet të ndryshojnë edhe formulat e Guardiola-s. Këto ekipe nuk janë si tonat që dalin kampion e ndrrojnë 10 lojtarë, ruajnë të njëjtin bosht. Lojtarët tashmë janë ‘plakur’ kanë shkuar 32 vjec, duhet freski.
Ledjo Pano: Mesfusha e City ka ndryshuar goxha. Guardiola po luan Bernardo Silva, Gundogan e Leëis. Mungojnë shtylla e ekipit De Bruyne edhe Rodri, jo më kot ky i fundit arriti të shpallej edhe futbollit më i mirë në botë, dhe jo më kot ka fituar çdo trofe të mundshëm te Manchester.
Avdyl Kadriu: Ndikim të madh te forma e Manchester City ka edhe numri i madh i ndeshjeve. Guardiola ka bërë disa ankesa për numrin e lojtarëve, kërkon më shumë, lojtarët janë të lodhur, nuk mund të japin gjithmonë 100 përqindshin e tyre. /i.m /abcnews.al