Colturi, e dyta ne botë/ Skiatorja “kuqezi” merr argjendin në sllallomin e femrave, sukses i madh në Grand Prix që u mbajt në Austri

schedule14:54 - 23 Nëntor, 2024

schedule 14:54 - 23 Nëntor, 2024

Nuk kishte arritur kurrë kaq lart.

Është tepër e re Lara Kolturi, por kjo nuk e pengoi që këtë fundjavë të arrinte një rezultat të jashtëzakonshëm.

Skiatorja alpine e kombëtares shqiptare zuri vendin e dytë sllallomin për femra në Çmimin e Madh të Kupës së Botës të mbajtur në Gurgl të Austrisë, duke hyrë për herë të parë në zonën e medaljeve.

Kolturi, vetëm 18 vjeç, la pas të gjitha konkurrentet, dhe u mposht vetëm nga skiatorja më e madhe në histori, amerikania Mikaela Shiffrin.

Shqiptaro-italiania dha kohën 51”69 në zbritjen e parë, dhe 49”08 në të dytën, në të cilën la pas edhe kampionen Shiffrin.

Në total, ajo mbeti vetëm 55 të qindat prapa veteranes, ndërsa zvicerania Camille Rast doli e treta me 57 të qindat e sekondës vonesë nga Kolturi.

Adoleshentja, që ka marrë medalje të arta dhe të argjendta në kampionatet botërore për të rinj e të reja, shpreson që të përmirësojë rezultatin e arritur vjet në Kupën e Botës të skive alpine, dhe rezultati në Austri është një konfirmim. /abcnews.al