Reformë me dorë të fortë për të përmirësuar cilësinë në institucionet e arsimit të lartë në vend. Pedagogia Majlinda Keta sugjeron kthimin e universiteteve në rrethe në filiale të Universitetit të Tiranës dhe atij Politeknik. Shpenzimet për paga që sipas “Qëndresës Qytetare” marrin rreth 70% buxhetit të institucioneve të arsimit të lartë do të shkonin tek studentët.
“Nuk ja vlen më të mbajmë administrata të stërmbushura nëpër qytete ku numri është rrudhur barabartë me fakultetin e dhjetë viteve më përpara dhe të gjitha këto mund të kthehen në filiale të Universitetit të Tiranës dhe Universitetit Politeknik pasi Mjekësinë e mendoj se është e lidhur me Qendrën Spitalore Universitare dhe ajo është laboratori më i madh ku do të bashkëngjiten. Në këtë kuptim ku bëjmë një reformë të fortë, me dorë të fortë, ne do të rregullojmë dhe marrëdhëniet e një kampusi tërësor që të jetë në shërbim të studentëve.”, u shpreh Keta.
Pas drejtimit të dy palë zgjedhjeve në institucionin e arsimit të lartë më të madh dhe të vjetër në vend pedagogia sugjeron ndryshime ligjore me qëllim që Rektorë e Dekanë të emërohen nga ministri i Arsimit e për to të mos vendosë më vota sipas saj e deformuar e stafeve akademike.
“Mbase ka ardhur koha e emërimeve se për mua Majlindën, futja e klaneve tek vota, presionet me atë çka klani në pozitë I jep mundësi votuesit për të përshpejtuar disa marrje titujsh gradash pikërisht në kohë elektorale, mënyra sesi dalim me kandidatë të vetëm si në komunizëm, mënyra si njerëzit tkurren për të hedhur votën, është shumë e pafalshme. Të mos prodhohet progres nga vota repete e klaneve akademike, kjo është shumë e rëndë. Është shumë rëndë se lidhet me të ardhmen e vendit. Nëse misionin se kryen universiteti politika jonë kritike ajo e gjuhës me dhunë, anatemimit të kundërshtarit politik me dhe pa vend, ajo që një pjese I ka në procese drejtësie, ajo pjesë e nongratave dhe në nivele ndërkombëtare do të na mundi përherë.”
Angazhimi i stafeve akademike sipas ish drejtueses së institucioneve të arsimit në Tiranë lë për të dëshiruar.
“Ne kemi vdekur si zë profesional, ne kemi vdekur dhe si zë publik. Pak nga ne guxojnë që të flasin. “
Edhe që kërkimi shkencor zë 0.17% të shpenzimeve të universiteteve Keta ngarkon me përgjegjësi pedagogët.
“Kjo është një këmbanë alarmi për cilësinë e pedagogëve të rekrutuar në stafet tona. Nëse ti nuk je I aftë të thithësh apo të ndërtosh një projekt që iu shërben atyre që ne thamë më sipër së në fund të fundit qëllimi ynë është të prodhosh një kapital human për këtë vend atëherë ti nuk meriton ,këtu nuk është shkolle e mesme.”
Universitetet sipas pedagoges duhet të orientojnë diplomat drejt tregut të punës. Vizionin duhet t’ia paraqesin administratës publike , Akademisë së Shkencave dhe sektorit privat me qëllim që ofertën që prodhojnë ta kanalizojnë brenda kufijve të vendit./abcnews.al