Aron Demiraj është personi i cili u plagos me thikë të enjten, në zonën e “Qytet Studenti” në Tiranë.
ABC News mëson se 20-vjeçari, ka mbërritur te Spitali i Traumës. Ai ka marrë tre plagë, një në brinjë, qafë dhe shpatull.
Nga pamjet e sigurua në ABC News, shihet gjak në karrigen e një lokali në zonën ku ka ndodhur ngjarja.
Autori Ajdin Avazi dhe i plagosuri janë të dy studentë. Ndërkaq në vendngjarje ndodhen forca të policisë./abcnews.al