Grabitja e 5.4 milionë eurove në Rinas, dënohet me 18 vite burg Talo Çela

schedule12:37 - 21 Nëntor, 2024

schedule 12:37 - 21 Nëntor, 2024

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e organizuar (GJKKO) ka dënuar me 18 vite burg në mungesë Talo Çelën për grabitjen e 5.4 milionëve eurove në aeroportin e Rinasit në prill të vitit 2019. Në seancën e kaluar, SPAK kërkoi dënimin me 19 vite burg për vjedhje me armë dhe grup të strukturuar kriminal.

Çela rezulton i shpallur në kërkim edhe për disa ngjarje të rënda kriminale. Ai u shpall në kërkim në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”, që çoi në kapjen e Nuredin Dumanit si dhe personave të tjerë, pjesë e botës së krimit. Ishin dëshmitë e Dumanit që zbardhen një sërë ngjarjesh kriminale, ku ishte i përfshirë dhe Çela.

Për grabitjen në Aeroportin e Rinasit në vitin 2019, GJKKO në tetor të vitit të kaluar dënoi me 122 vite burg 7 të pandehurit e grupit kriminal. Klement Çala u dënua me 20 vite, ndërsa gjashtë të tjerët me 17 vite burg./abcnews.al